HomeUdhëtime

Vende unike që nuk duhet t’i lini pa vizituar në Angli

Këto janë disa prej atraksioneve më të çuditshme që mund të vizitoni vetëm në Angli.

Shtëpia e përmbysur gjendet në Bournemouth,Angli.

Shtëpia është bazuar në njëjtin dizanjin si në Lituani.

Vizitorët mund ta vizitojnë këtë shtëpi dhe kostoja e një bilete është 4 sterlina, fotoja e mësipërme është një iluzion që mund të krijohet.
Udhëtim me lamat, në Cumbria. Nëse keni ndërmend të shikoni dhe udhëtoni ky është vendi ideal ku mund të shkoni.
Mund të kaloni 2 orë të mrekullueshme nën shoqërinë e këtyre kafshëve. Lamat janë kafshë tepër të veçanta pasi gjenden vetëm në Amerikën jugore, por tashmë gjenden edhe në Cumbria, Angli.
Hoteli i No Man’s Fort gjendet në mes të detit dhe është një vend tepër unik.
Një natë në këtë hotel fillon nga 450 sterlina. Ky hotel është ndërtuar në det midis viteve 1867 dhe 1880, dikur shërbente si port detar. Tashmë është konceptuar si hotel luksoz me 22 dhoma. Në këtë hotel mund të shkosh vetëm me anije.
Lost Gardens of Hegelian – Kopshtet e harruara të Hegelian-it gjenden në Cornwall.
Kopështet e Hegelian-it shtrihen në një sipërfaqe prej 200 hektarësh, këtu gjenden shumë bimë dhe pemë. Por gjithashtu gjenden shumë skultpura, të cilat janë mbulura nga barishtet e shumta. Një biletë për të eksploruar këtë kopësht kushton 15 sterlina, do ju duhet rreth 4 orë për ti vizituar të gjitha kopshtet.
The Singing Ringing tree – Një skulpturë metalike, e cila mund të krijojë muzikë kur frynë erë.
Kjo skulturë është dizenjuar në 2006 dhe është e lartë 3 metra. Skulptura ngjason me një pemë dhe është e ndërtuara nga tuba të cilat krijojnë muzikë kur frynë erë. Një ndërtesë e tillë është ndërtuar edhe në Texas në 2017.
Saltburn Cliff Lift, Yorkshire – gjendet sipër një kodre në Yorkshire.
Të bësh një shëtitje me tren kushton një paundë dhe udhëtimi zgjat 55 sekonda. Kjo hekurudhë është ndërtuar në 1884 dhe është rinovuar së fundmi. Megjithatë konsiderohet si një nga hekurudhat më të vjetra në Angli.

TË NGJASHME