HomeRajon

Vendet europiane të shqetësuara me aktivitetet e Iranit

Vendet europiane, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, kanë shprehur shqetësime ndaj aktivitetit të fundit raketor të Iranit.

Të tria vendet thonë se ky aktivitet është pjesë e zhvillimit të kapaciteteve raketore për të mbajtur armë bërthamore.

Ambasadorët e tyre, që janë anëtare të Këshillit të Sigurimit, në një letër dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, thanë se lëshimi i fundit i raketave balistike nga ana e Iranit ka efekt destabilizues në Lindjen e Mesme dhe ngre tensionet në rajon.

Aleatët perëndimorë thanë se ky aktivitet i Iranit nuk është në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit e cila i bën thirrje Iranit të mos ndërmarrë aksione që përfshijnë raketa me kapacitet të mbajtjes së armëve bërthamore.


TË NGJASHME