HomeUdhëtime

Vendet më të mira dhe më me vlerë për tu vizituar gjatë 2020

Butani, shteti i mbyllur himalajan, ka kryesuar listën e “Lonely Planet” për destinacionet më të mira turistike të vitit 2020.

Pas Butanit janë listuar Anglia, Maqedonia Veriore, Aruba dhe eSwatini.

Ndërkohë, Salzburgu në Austri është renditur si qyteti më i mirë për ta vizituar vitin tjetër.

Veç kësaj, “Lonely Planet” i ka renditur edhe 10 qytetet dhe top 10 destinacionet më me vlera për vitin 2020.

Kjo listë është përpiluar nga komuniteti i tyre i shkrimtarëve, blogerëve dhe partnerëve publikues

Shtetet më të mira

1- Butani
2- Maqedonia Veriore
3- Aruba
4- eSwatini
5- Kosta Rika
6- Holanda
7- Liberia
8- Moroko
9- Uruguai

Qytetet më të mira

1- Salzburgu, Austri
2- Uashingtoni, SHBA
3- Kairo, Egjipt
4- Galwaym, Irlandë
5- Bonn, Gjermani
6- La Paz, Bolivi
7- Kochi, Indi
8- Vancouver, Kanadë
9- Dubai, Emirate të Bashkuara

Top vendet më me vlera

1- Nusa Tenggara, Indonezi
2- Madhya Pradesh, Indi
3- Buffalo, SHBA
4- Azerbejxhani
5- Tunizia
6- Cape Wineland, Afrika Jugore
7- Athina, Greqi
8- Zanzibari, Tanzani. 


TË NGJASHME