HomeUdhëtime

Vendet më të mrekullueshme ku mund të vrojtoni yjet

Këto janë disa prej vendeve ku mund të kaloni një natë të mrekullueshme duke vrojtuar yjet.

Snowdonia, Mbretëria e Bashkuar – është një prej vendeve të cilat mund të kaloni mbrëmje të paharrueshme. Një natë këtu mund të filloj nga 37.5 sterlina.
South Downs, Angli -ndodhet një orë larg prej Londrës, ju mund të qëndroni në tendën tuaj ose në hotel. Parku Kombëtar i South Downs-it është një vend idel për të kaluar një mbrëmje dhe për të vëzhguar yjet. Një natë në hotel fillon nga 31 sterlina.

Northumberland, Angli – Ky hotel është ndërtuar prej druri dhe e rrethuar krejtësisht nga pemë të larta, vend ideal për të vrojtuar yjet. Një natë në këtë hotel fillon nga 40 paundë.
Bodmin, Angli – Ndodhen shumë kabina pushimi, të cilat janë pranë liqenit. Gjithashtu dyert e kabina janë prej xhami, në mënyrë që vizitorët të kenë mundësi të shikojnë ambjentin përreth dhe në mbrëmje të kenë mundësi të vrojtojnë yjet. Të kaloni një mbrëmje në këtë kabinë pushimesh fillon nga 57.5 paundë.
Parku Kombëtar i Cevennes, Francë – Një prej vendeve më unike ku mund të vrojtoni yjet dhe gjithashtu të kaloni mbrëmje te paharrueshme duke u zhytur në vaskë hidromasazhi. Një natë fillon prej 79.5 paundësh.
Parku Kombëtar i Kissimmee Prairie, Florida – Një prej vendeve më ideale për të kaluar mbrëmje perfekte dhe për të vrojtuar yjet. Mund të pushoni në tendë ose në kabina pushimesh. Gjithashtu në këtë park është e lejueshme të vini edhe me kamperin tuaj. Një mbrëmje në parkun e Kissimmee Prairie mund të fillojë prej 16 dollarësh dhe ndodhet vetëm dy orë prej qytetit të Orlandos.

Ishulli Great Barrier, Zelanda e Re – Një nga vendet më piktoreske dhe me një popullsi tepër të ulët është vendi më unik ku mund të vëzhgoni yjet. Ky vend ndodhet vetëm 30 minuta udhëtim me avion larg Auckland-it. Një natë në këtë hotel fillon prej 70 paundësh. Çdo banor i këtij ishulli e nxjerr energjinë e tij elektrike duke përdorur panele diellore.

Parku Kombëtar i Irimote Ishigaki, Japoni – Ky vend ka një popullsi të vogel pasi është ishull. Më shumë se 90 përqindë e ishullit është xhungël dhe ju mund të vëzhgoni yjet ndërkohë që mund të bëni edhe vozitje në kanoe. Një natë këtu fillonë prej 44 paundësh.


TË NGJASHME