HomeLajme

Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, ja propozimet

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka dorëzuar sot në Kuvend propozimet për dy vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.

Elsa Toska dhe Besnik Muçi, Arta Vorpsi dhe Fiona Papajorgji, i janë dërguar Parlamentit për tu votuar për dy vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

Po ashtu, në 8 tetor, e njëjta listë i është dërguar edhe Presidentit të Republikës, ku ka për kompetencë që të zgjedhë 3 anëtarë.

Ndërsa, Parlamenti pritet që të zgjedhë 2 anëtarë, pasi një që është zgjedhur nga Parlamenti është ende në detyrë.

Aktualisht pjesë e Gjykatës Kushtetuese është vetëm një anëtar, ndërsa prej 2 vitesh ky institucion është jashtë funksionit për shkak të procesit të vettingut.


TË NGJASHME