HomeSociale

Vendi përfshihet nga moti i keq, ja çfarë thonë sinoptikanët

Moti i keq do të përfshijë të gjithë vendin pasditen e kësaj të enjteje.

Moti i keq dhe erërat e forta me shpejtësi deri në 80-100km/h ditën e sotme kanë shkaktuar probleme në Fier. Era e fortë ka shkulur pemë në qytet duke penguar lëvizjen e mjeteve. Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur në njerëz por vetëm dëme materiale.

Për shkak të erërave të forta gjithashtu janë krijuar probleme në rrjetin elektrik. Janë dëmtuar disa linja të OSHEE, kryesisht zonat Patos, Roskovec. Nga OSHEE po punohet për rikthimin e energjisë për abonentët

Në Korçë, si pasojë e motit të keq me erë të fortë, në segmentin Korçë- Voskopojë, është këputur kabulli i shtyllës së tensionit të lartë, ndërsa ka rënë mbi një automjet.

NJOFTIMI NGA SHMU:

Për pjesën e parë të ditës vendi ynë është ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por prej momentit që po flasim mbi vendin tonë po depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Aktualisht reshjet e shiut kanë prekur qytetin Shkodrës dhe atë të Korcës dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin.

Në këtë mënyrë vranësirat do të vijnë gradualisht në shtim deri të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht pranë relieveve të larta kodrinore dhe ato malore – në kohë afatshkurtër – reshjet me intensitet deri të lartë në formë rrebeshesh shoqëruar me breshër. Kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë të vrullshme gjatë zhvillimit të stuhive.

Reshjet do të vazhdojnë deri në orët e para të ditës së nesërme dhe njëkohësisht pritet edhe një rënie e temperaturave minimale duke prekur vlerat nga 10ºC në relievet malore deri në 18ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.


TË NGJASHME