HomePolitikë

Vendim historik/ Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut, i hapet rruga Shqipërisë

Një lajm i mirë vjen nga Bashkimi Europian, ku mësohet se opozita bullgare i ka hequr veton Maqedonisë së Veriut, me të cilën shteti ynë është në bllok për hapjen e negociatave. Ka qenë komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi, ai që ka ndarë lajmin dhe e ka quajtur këtë një vendim historik për Europën.

“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Europën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut”, shkruan Varhelyi në Twitter.

Tani mbetet vetëm votimi në Kuvendin bullgar për ta formalizuar heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut dhe kjo është padyshim edhe një dritë jeshile edhe për Shqipërinë.

Kujtojmë që ditën e nesërme mbahet Samiti i BE-së për Ballkanin Përendimor.


TË NGJASHME