HomeSport

Vendim historik i FIFA, “merr jetë” Kupa e Botës për Klube

Zyrtarisht Kupa e Botës për Klube ka marrë ‘jetë’. Nga Shangai, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, njoftoi për hapjen e këtij kompeticioni në vitin 2021. I cilësuar si një “vendim historik”, qeveria botërore e futbollit ia ka besuar organizimin e turneut të parë Kinës.

Kupa e Botës për Klube, do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave dhe do të zhvillohet një herë në 4 vjet. Në fazën finale do të marrin pjesë 24 skuadra të ndara në tetë grupe. Europa do të përfaqësohet me tetë skuadra, fitueset e Champions League dhe Ligës së Europës në edicionet 2018/2021 të dy turneve më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër.

Kjo do të thotë se deri tani kanë siguruar pjesmarrjen Real Madrid, Liverpool, Chelsea dhe Atletico Madrid. Amerika e Jugut do të ketë gjashtë skuadra, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet mes Konferedatave të tjera kontinentale.


TË NGJASHME