HomeSociale

Vendimi, detyrohet vendosja e maskave

Pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë njoftoi se KTE ka vendosur mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente publike.

Kuli theksoi se ky vendim do tënhyjë në fuqi ditët në vijim dhe se personat që shkelin këtë masë të re, do të gjobiten.

“Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve”, tha Kuli

K.S/Gotanews


TË NGJASHME