HomePolitikë

Vendimi i dytë i Gjykatës së Durrësit për mandatin e Sakos, reagon Basha

Pas vendimit të dytë të gjykatës së Durrësit për mandatin e Valbona Sakos si kryetare e bashkisë ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke theksuar se ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin.

Basha thotë se Shqipëria do tp kthehet në një shtet të falimentuar afrikan.

Reagimi i plotë:

E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.

Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.

Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan.


TË NGJASHME