HomeRajon

Vendimi i gjykatës, flet Gruevski: Qeveria kriminale në Maqedoni…

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski flet pas vendimit të gjykatës që refuzoi kërkesën për ekstradim në Maqedoninë e Veriut. 

Me një shënim në faqen e tij ne FB, ai akuzon qeverinë e Maqedonisë, siç thotë ai kriminale, për kërkesën për ekstradimin e tij.

“Sot u zbatua një procedurë standarde të institucioneve të Hungarisë pasi Qeveria kriminale dhe reketare në Maqedoni dorëzoi kërkesë për ekstradim. Gjykata e shqyrtoi kërkesën për ekstradim dhe vendosi të mos e pranojë”, ka shkruar Gruevski.

Dje në orët e para te mëngjesit në Budapest u arrestua ish kryeministri Nikolla Gruevski për të vendosur për ekstradimin e tij në Maqedoni të Veriut, porkjo kërkesë u refuzua me arsyetimin e Gjykatës se kërkesa nuk është e vlefshme.


TË NGJASHME