HomePolitikë

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Basha: Makinacion dhe skenar i …

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor që i hap rrugë zhvillimit të zgjdhjeve më 30 qershor, thotë se ky Kolegj nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës.

Ai thotë se vendimi dihej prej ditësh dhe se ishte një makinacion i Edi Ramës.

“Kolegji zgjedhor po përdoret nga Rama si makinacion për të krijuar një ligjshmëri fallso të 30 qershor.
Kolegji zgjedhor ka kompetencë shqyrtimin e mosmarrëveshjeve të kodit zgjedhorë, asnjë institucion veç gjykatës kushtetuese nuk mund të vendosë për dekretin e Presidentit
Skenarë i trashë ku u sajua një kërkesë fallso nga një parti fallso, ku kolegji shpalli një vendim fallso të bërë nga Rama
Lehtësia me të cilin ndodhi tregon kontrollin e plotë të Ramës mbi drejtësinë dhe shpërfilljen totale që ka ndaj kushtetutës
Tregon natyrën fallso dhe fasadë të ngrehinës shtetërore që ka humbur cdo funksion politik dhe kushtetues.
I pafatë për të respektuar shtetin ligjor demokracinë dhe procesin zgjedhor, Rama po shkon drejt shtetit një partiak
Asgjë nuk është normale, siç po përpiqet ai ta paraqesë.
Duket nga vizitat e tij elektorale, i mbrojtur nga mijëra forca”, shprehet Basha.


TË NGJASHME