HomeLajme

Vendimi i Metës për anulimin e 30 qershorit, mblidhet KQZ

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet që të mblidhet ditën e sotme në orën 12:00 për të diskutuar mbi vendimin e Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve. Mësohet se mbledhja është thirrur nga nënkryetari i KQZ-së Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi në mbështetje të nenit 22 pika 2 e kodit zgjedhor dhe pritet të shqyrtohet dekreti.

Ndërkohë kujtojmë që ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume tha se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca nuk ka hapësira ligjore për të zhvilluar zgjedhjet e 30 qershorit por as për shkarkimin e Kreut të Shtetit.


TË NGJASHME