HomePolitikë

Vendimi i Metës për zgjedhjet, Rama mbledh Kryesinë

Pas konferencës së presidentit Ilir Meta mëngjesin e sotëm ku argumentoi arsyet për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, kreu i qeverisë Edi Rama ka thirrur një mbledhje të Kryesisë.

Mësohet se mbledhja ka nisur në orën 09:00, ku po diskutohet paraprakisht ideja e tij për të mos lënë më në zyrën e presidentit të Republikës, Ilir Metën.

Ndërkohë Meta gjatë konferencës tha se situata e rëndë politike dhe mos reflektimi i palëve e detyruan të marrë këtë vendim, për anullimin e zgjedhjeve.Sipas tij nëse zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen vendi mund të shkojë në një rrezik serioz.


TË NGJASHME