HomeSociale

Vendimi i ri, rriten pagat për prefektët

Qeveria vendosi të rrisë pagat për prefektët. Në mbledhjen e sotme  numri dy i  qeverisë, Erion Braçe ka firmosur një vendim për “disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave”. Saktësisht bëhet fjalë për nivelet e pagave të administratës.

Gjatë vitit 2017 u botua në fletoren zyrtare struktura e pagave për punonjësit e institucioneve. Në atë kohë prefekti kishte një pagë prej 130 300 lekë.

 

Me vendimin e sotëm, pagat e tyre rriten me 23 mijë lekë dhe shkojnë në 153 300 lekë. Po ashtu rritet paga e nënprefektëve, që kap shifrën e 123 000 lekë. Ndërkohë nuk ndryshon paga e zëvendësministrave, të cilët marrin 153 300 lekë. Aktulisht në detyrë janë 12 prefektë.


TË NGJASHME