HomePolitikë

Vendimi i Trump, shfuqizon dekretin e Obamës

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shfuqizuar një rregullore e vendosur nga paraardhësi i tij, sipas së cilës, shërbimi sekret amerikan CIA duhej të publikonte numrin e viktimave civile nga sulmet me drone jashtë zonave të luftës.

Presidenti i atëhershëm Barack Obama me një dekret të posaçëm i kishte kërkuar CIA-s, si institucion i varur prej tij, që të publikonte çdo vit bilancin e sulmeve me drone kundër “objektivave terroriste” jashtë zonave të luftimit, pasi ishte nën presion për të qenë më transparent.

Që nga sulmi terrorist i 11 shtatorit, sulmet me telekomandë janë përdorur gjithnjë e më shumë kundër objektivave terroristë dhe ushtarakë.

Urdhri i aplikuar për CIA-n, ishte për sulmet me dron në vende të tilla si Afganistani, Pakistani dhe Somalia.

Anulimi i këtij dekreti mund të sjellë mosbërjen publike për opinionin të informacioneve të rëndësishme për shumë nga këto sulme. Vendimi i Trumpit prek vetëm ato sulme, të cilat kryhen nga CIA. Ministria e Mbrojtjes është e detyruar edhe më tej, përmes rregulloreve të kongresit të informojë për numrin e civilëve të shkaktuar nga operacionet ushtarake amerikane.


TË NGJASHME