HomePolitikë

Vendimi/ Ministri gjerman: Të 2 vendet të vazhdojnë përparimin

Pas votimit të Bundestagut ka reaguar ministri i Jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili shpjegon se reformat po shpërblehen si për Shqipërinë ashtu dhe Maqedoninë e Veriut.

“Të dy vendet duhet të vazhdojnë përpjekjet për të bërë përparime të mëtejshme në rrugën e pranimit në BE”, tha ai.

“Miratimi nga Bundestagu gjerman për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tregon një mesazh të rëndësishëm. Votimi thekson rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE. Në të njëjtën kohë shpjegon se reformat po shpërblehen”, shtoi Mass.

Më tej, ministri i Jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maasdeklaroi:

“Jemi të sigurt se qasja e kushtëzuar, e sugjeruar nga Bundestagu gjerman, do të bindë vendet e tjera në BE të bien dakord për fillimin e negociatave të pranimit.”


TË NGJASHME