HomePolitikë

Vendimi negativ nga BE, PD publikon videon, kërkon…

Pas vendimit negativ nga BE për çeljen e negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, reagimet politike kanë qenë të shumta që prej ditës së premte.

54787545

Lajmi është publikuar dhe komentuar gjerësisht nëpër mediat shqiptare por edhe ato të huajat, duke pasqyruar situatën dhe arsyet e dhëna nga vendet skeptike për mos-çeljen e negociatave.

Sakaq, PD ka bërë një kolazh të disa prej lajmeve dhe titujve të botuara në disa media vendase dhe të huaja, ndërsa e ka shoqëruar me mbishkrimin se kryeministri Edi Rama ka dështuar.

Përmes kësaj videoje, PD ka kërkuar largimin e Edi Ramës nga qeveria, pasi nuk arriti të siguronte një përgjigje pozitive, akuza të cilat PD  i ka bërë edhe më herët duke fajësuar drejtpërdrejtë qeverinë për këtë vendim të BE, për mosplotësimin e kushteve të vëna prej tyre.


TË NGJASHME