HomePolitikë

Vendimi për anulimin e zgjedhjeve, përfundon takimi i Ramës me ambasadorët

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit, Edi Rama dhe ambasadorëve të Bashkimit Europian në vendin tonë. Në takim mori pjesë edhe e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Onse.

Takimi i Ramës me ambasadorët zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta dhe u zhvillua në Kryeministri. Ende nuk dihen detaje se çfarë mund të jetë folur, por takimi është kërkuar nga kreu i qeverisë dhe mendohet se fokusi i këtij takimi pritet të ketë qenë anulimi i zgjedhjeve dhe shkarkimi i presidentit, Ilir Meta.


TË NGJASHME