HomeSport

Vendimi për emrin e stadiumit, Erion Braçe del kundër FSHF

erion-brace

Pas vendimit të FSHF-së për të nxjerrë në shitje emrin e stadiumit në Tiranë, ka reaguar zëvendës/kryeministri Erion Braçe, duke dalë kundër këtij vendimi. I quajtur më parë “Qemal Stafa”, Braçe thotë se vendimi për të nxjerrë në shitje emrin e stadiumit tregon se në FSHF kanë vetëm një qëllim: paratë.

“Është e habitshme, por aq e fortë është e rendja pas parasë në FSHF sa akush nuk po e kupton se gara, konkurrenca, cilësia përmes tyre mund ta bëjë FSHF-në më të pasur, madje dhe me paratë që po i kërkon duke luftuar Qemal Stafën”, shkruan zv.kryeministri.

Veç të tjerave, Braçe shkruan edhe për figurën e Qemal Stafës, të cilin e vlerëson shumë dhe thekson se emrin e tij nuk mund të tregtohet.

Reagimi i Erion Braçes:

Disa të vërteta për Qemal Stafën, federatën, vrapin për nga paraja!

Qysh kur #FederataShqiptareeFutbollit publikoi “tenderin” per kompanine emrin e se ciles do te mbaje #StadiumiQemalStafa, kam lexuar gjithcka rreth kesaj ceshtjeje.

Lexoj qe shkruhet e lihet te kuptohet se ka nje vendim politik!

Dua te pyes: Cili eshte ky vendim? Kush e ka marre? Ku eshte ky vendim, zyrtar dhe i botuar?

Ne dijenine time, NUK KA ASNJE VENDIM POLITIK TE MARRE PER EMRIN E STADIUMIT QEMAL STAFA!

Po, e vertete eshte, ka nje vendim te FSHF, ai me larte e qe ben te tregetueshem emrin e stadiumit. Me thene te drejten, nga tregtaret une tregti pres; Nuk di perse te tjere presin me shume se kaq nga kjo federate qe menaxhon futbollin ne vendin tone.

Ka tregetuar bluzat, te drejten televizive te ekipit kombetar,  te drejten televizive te ndeshjeve te Superliges, Kupes etj. Nuk dua ti rikthehem sot menyres se si i tregeton keto produkte. Por nxitimi per te tregetuar me te shpejte edhe emrin e stadiumit, duket se forcon bindjen time qe mes tregetareve ne ate institucion ka vetem nje qellim: Parate!

Eshte e habitshme por aq e forte eshte rendja pas parase ne FSHF, sa askush nuk po kupton se  gara, konkurenca, cilesia permes tyre, mund te bej FSHF me te pasur, madje dhe me parate qe po i kerkon duke luftuar me Qemal Stafen.

Pyetje te thjeshte kam; Perse FSHF nuk tregeton emrin e Superliges? Po te Kupes? Perse nuk i afrohet asnje tregetar dy produkteve kryesore te FSHF? Te jete ligji per financimin e sportit arsyeja?

Une nuk mendoj se vec ky eshte problemi. E kam thene shpesh qe nis ndryshe: Nis te gara, konkurenca, cilesia, pasioni, rinia, forca, ndershmeria.

Qemal Stafa eshte figura me e paster e Luftes se Dyte Boterore ne kete vend; Eshte misherimi i qarte i gjithe sa thashe me siper. Eshte nje shqiptar i madh! Ai nuk mund te tregetohet! Gjithkujt qe tani po behet gati per ate pyetjen standarde-po c’lidhje ka me sportin, futbollin, dua ti them me te shpejte se, pas kaq shume vitesh ne ate stadium, fubolli, fitoret me te bukura, jane te lidhura me Qemal Stafen!

E fundit, mos harroni shembullin e Anfield ne Liverpool; Tribuna e famshme e tij ka emrin e nje kompanie luftetaresh!


TË NGJASHME