HomePolitikë

Vendimi për mbylljen e institucioneve arsimore, ja propozimi i Lulzim Bashës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas vendimit të qeverisë për të mbyllur kopshtet dhe çerdhet ka propozuar që qeveria të paguajë njërin prej prindërve që do të qëndrojë për t’u kujdesur për fëmijët.

Në një status në Twitter, Basha shkruajti: “Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”.

Më herët ditën e sotme, qeveria njoftoi mbylljen e institucioneve arsimore për një periudhë kohore dy-javore.


TË NGJASHME