HomePolitikë

Vendimi për negociatat/ Rama: Nuk jam optimist, as pesimist…

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video-mesazh me ndjekësit e tij teksa ka thënë se Franca vazhdon të ketë qëndrim kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Sipas Ramës, ai nuk është as optimist dhe as pësimit për situatën, por ka thënë se Shqipëria ka mbështetjen si asnjëherë më parë nga vendet e BE-së.

Ai në mesazhin e tij ka bërë të ditur se po niset në Bruksel për të marrë pjesë në tryezën e Partive Popullore Europiane, ku do të takohet me krerët e shteteve të BE-së për të kërkuar mbështetje.

“Kancelarja Merkel  dhe Gjermania po përpiqen për një po për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron dhe i Francës nuk përkon të paktën për momentin me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare.

Nuk jam as optimist dhe as pesimist për rezultatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se po behet maksimumi për të marrë PO=në e merituar dhe më e mbështetur se sot me thënë të drejtën Shqipëria nuk ka qenë më e mbështetur se kësaj radhe”, tha Rama.


TË NGJASHME