HomePolitikë

Vendimi për negociatat/ Reagon ish-ministri Bushati: Është për të ardhur keq që…

Ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati pas shtyrjes së vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë në vjeshtë te këtij viti.

Në një postim në twitter, Bushati shkruan se shtetet anëtare të BE-së, nuk iu përmbajtën rekomandimeve të qershorit 2018, ndërsa rruga mbetet e hapur për në vjeshtë.

Ai shton se rruga mbetet e hapur deri në tetor.

“Është për të ardhur keq që vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk iu përmbajtën konkluzioneve të tyre të qershorit 2018, për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë në qershor të 2019. Gjithsesi, rruga mbetet e hapur për në Tetor 2019 dhe Shqipëria e dedikuar me reformat që kanë lidhje me këtë proces”, shkruan Bushati.


TË NGJASHME