HomeLajme

Vendimi për rastin “Dehari”, reagon avokati

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për vendimin e Prokurorisë së Shtetit që rasti i Astrit Deharit, nga Prokuroria në Prizren të kalojë në Prokurorinë Speciale për hetim të mëtejmë.

Gashi ka shkruar se të gjithë personat e përfshirë në këtë rast do të ndiqen penalisht.

“Ngadalë, por sigurt. Të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në çfarëdo mënyrë në vrasjen e Astrit Deharit, shtyrjen për vrasje, fshehjen e vrasjes, do të ndiqen penalisht”, ka shkruar Gashi.

Ai tutje ka shkuar se hetuesit që sipas tij e ndryshuan qëllimisht kahun e hetimit, nuk do të kenë qasje në këtë lëndë.

Rasti i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, nga Prokuroria Themelore në Prizren, ka kaluar në Prokurorisë Speciale.


TË NGJASHME