HomePolitikë

Vendimi për Tahirin/ Çfarë po ndodh tek Krimet e Rënda

Nga momenti në moment trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka pritet të japë vendimin për Tahirin, i cili akuzohet për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Por sido që të jetë vendimi, ish-ministri nuk do të shkojë pas hekurave. Nëse Tahiri shpallet i pafajshëm, prokuroria pritet të dërgojë dosjen në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, ku do të ketë dhe një vendim për ish-ministrin, por deri tek verdikti final ai do të jetë i lirë.

Por edhe nëse Shkalla e Parë vendos ta dënojë ish-ministrin Tahiri me 8 vite burg, ashtu siç edhe paralajmëroi avokati Saimir Vishaj për News24, vendimi do të apelohet nga pala mbrojtëse dhe deri në një vendeim të formës së prerë, ai do të gjykohet i lirë, pasi i tillë është gjykuar deri tani.

Ndërsa nga ana tjetër, avokati i njohur Saimir Vishaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për “News 24” foli në lidhje me procesin gjyqësor të Saimir Tahirit.

Vishaj deklaroi se vendimi i Shkallës së Parë për Tahirin duhet pritur i qetë, për shkak se nuk ka asnjë efekt juridik. Ai shtoi se Saimir Tahiri aktualisht është i pandehur, pra i dyshuar dhe nuk është provuar fajësia e tij.

Si avokat, nuk mund të paragjykoj një vendim,. Duhet të presim vendimin e gjykatës. Çdo lloj vendimi që do të dalë sot, nuk është i formës së prerë, nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike. Nëse vendimi ankimohet për 15 ditë ose 45 ditë sipas ligjit të ri, do jetë i lirë. Le ta presim të qetë këtë vendim të Shkallës së Parë. Zoti Tahiri aktualisht dyshohet, askush nuk mund ti thotë fajtor, pavarësisht vendimit të gjykatës”, tha Vishaj.


TË NGJASHME