HomeSociale

Vendimi për Teatrin, reagon ‘Europa Nostra”

Lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Organizata prestigjioze “Europa Nostra” ka reaguar përmes një deklaratë urgjente.

Duke e renditur Teatrin Kombëtar në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara që duhen mbrojtur në Europë, kjo organizatë në një postim në “Twitter”, shkruan se godina duhet të mbrohet me ligj kombëtar dhe nga shoqëria.

“Europa Nostra” u bën tag në postimin e saj disa institucioneve dhe personaliteteve europiane, prej të cilëve kërkon reagim, siç janë: David Sassoli, President i Parlamentit Europian, Maryia Gabriell, Komisionerja europiane për Kulturën, Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri.

“ Kjo është arsyeja pse ne kundërshtojmë prishjen e paligjshme të propozuar të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara të Evropës. Teatri mbrohet nga ligji kombëtar dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët. Sundimi i ligjit të bazohet mbi vlerat e BE-së”-shkruhet në faqen zyrtare në twitter të kësaj organizate, ku ndër të tjera përdoren hashtag si ‘vlerë europiane’, apo ‘sundimi i ligjit’.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME