HomePolitikë

Vendimi për zgjedhjet skeç i orkestruar, Spiropali i përgjigjet Metës

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar për vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili la në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar kështu dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Në një reagimin në twitter, Spiropali i është përgjigjur Presidencës teksa thotë se agresori bën viktimën. Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi e cilësoi si ‘skeçin e radhës’ vendimin e Kolegjit.

“Ai momenti kur Ilir Meta nuk ndikon dot më mbi trupin gjykues dhe flet për skeç të orkestruar, fiks si ai momenti kur agresori bën viktimën duke folur për kurth të organizuar nga viktima!“.


TË NGJASHME