HomeSociale

Vendimi/ Shahini: Studentët rikthehen në universitete

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dalë në një komunikim të rëndësishëm mbi mbylljen e vitit akademik për arsimin e lartë.

Ajo tha se studentët do të rikthehen në universitete por do të ketë një ndarje mes të diplomuarve, atyre të vitit të fundit dhe atyre të vitit të parë dhe të ndërmjetëm.

Shahini thotë se ata që janë për t’u diplomuar do të kthehen në auditore për 3-4 javë në qershor kurse provimet dhe riprovimet i zhvilojnë në korrik dhe javën e parë të gushtit.

Nga 25 gushti deri në fund të shtatorit kthehen në auditore ata që nuk janë për t’u diplomuar ndërsa provimet dhe riprovimet i zhvillojnë në tetor.

”Universitetet kanë autonomi dhe riorganizimi i punës ishte detyra e universiteteve. Të gjitha universitetet i janë përgjigjur thirrjes por jo të gjitha në të njëjtën mënyrë sfidës. Duke parë infrastrukturën dhe përgatitshmërinë e pedagogëve dhe studentëve.
Dhe për lëndët që kanë kaluar online, po kuptoj që nuk është mbajtur i njëjti standard i punës.

Vërehet një kohë për të kaluar në auditore para provimeve. Për ata që duan të bëjnë përgatitje apo ripërsëritje.
Zv.ministri Rrumbullaku ka mbajtur komunikime me gjithë rektorët. Rektorët kanë sjellë edhe propozimet për mbylljen e vitit akademik. Mbështetje për studentët që nuk kanë pasur mundësi për mësimin online por dhe siguron shëndetin.

1- Prioritet puna me studentët që diplomohen në të gjitha. Të mundësohet kthimi në auditore për 3-4 javë në qershor 2020. Provimet dhe riprovimet zhvillohen në korrik dhe javën e parë të gushtit.
2- Të gjitha ciklet që kthehen në 25 gusht deri në fund të shtatorit. Për përsëritje apo punë laboratorike.
3- Vijon mësimi online. Provimet dhe riprovimet zhvillohen në tetor të 2020.
4- të Minimizohet numri i studentëve dhe të sigurohet distancimi fizik. ”- tha Shahini.


TË NGJASHME