HomePolitikë

Vendosen datat e shqyrtimit të paketës anti-shpifje dhe emërimeve në Kushtetuese

gjykata-kushtetuese

Çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe paketa anti-shpifje janë përcaktuar nga Komisioni i Venecias të shqyrtohen në datat 18 dhe 19 qershor, pas një ndërprerje si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese pritet ti japë zgjidhje debatit mes Presidentit dhe qeverisë lidhur me emërimin e Marsida Xhaferallarit si anëtare e gjykatës.

Paketa “Anti-shpifje” e propozuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama hyri edhe në axhendën e negociatave me BE pasi u përmend në pikat e vendosura nga Këshillit si ‘detyrat e shtëpisë’ që duhet të kryejë Shqipëria para çeljes së negociatave.

Këshilli i Europës iu kishte dërguar autoriteteve shqiptare disa amendime për këtë paketë, por nuk u morën parasysh nga mazhoranca gjatë diskutimit në Parlament, prandaj Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i është drejtuar Venecias.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME