HomePolitikë

Venecia, PD dhe LSI reagojnë pas deklaratave të Ballës

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste për Integrim ka reaguar pas komenteve të Taulant Ballës lidhur me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Petrit Vasili tha se Venecia ka folur qartë dhe pa ekuivok, qoftë në çështjen e Gjykatës Kushtetuese, qoftë në ligjin e antishpifjes. Ai kujtoi se ishte pikërisht mazhoranca ajo që iu drejtua Komisionit, dhe pse thotë tashmë se vendimet i takojnë institucioneve shqiptare.

“Ishte vetë ‘Rilindja’ që e kërkoi Venecian, fshehu dhe informacionet që të mainuplonte një opinion evaziv e të dyshimtë. Venecia qe e qartë, pas ansjë ekuivok dhe e prerë”, tha Vasili.

Ndërsa Zv.kryetari i PD Edmond Spaho tha se për integrimin tashmë janë 15 kushte që duhen plotësuar.

“Opinionet e fundit të Venecias provuan se 15 kushtet e integrimit nuk janë për Shqipërinë por të Edi Ramës. Censura dhe Gjykata Kushtetuese janë pjesë e 15 kushteteve . Është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë për zgjedhjet e ardhshme. Me vendimin e vet, Venecia faktoi synimin e Ramës për të kapur cdo organ të drejtësisë duke i grabitur Presidentit të drejtën kushtetuese”, tha Spaho.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME