HomeLajme

Venezuela sërish në errësirë…

Karakas, sërish në errësirë. Një tjetër ndërprerje e energjisë elektrike, ka mbërthyer kryeqytetin e Venezuelës duke e zhytur në errësirë së bashku me disa rajone të tjera.

Kjo ndërprerje e energjisë vjen direkt pasi qeveria fajësoi opozitën për blackout-in e shkaktuar të hënën.

Kaosi goditi shërbimin e transportit publik në Karakas, metroja u mbyll duke bërë që mijëra njerëz të kthehen në shtëpi me këmbë ose me autobusë.

Gjatë këtij muaji, ndërprerja e energjisë, çoi në shpërthimin e grabitjeve dhe solli dëshpërim të madh në madh në shumë pjesë të vendit. Opozita akuzon qeverinë, duke argumentuar se mungesa e investimeve prej dy dekadash dhe korrupsioni i shtuar e ka sjellë vendin në këtë gjendje të rënduar. Juan Guaido, lideri i opozitës është në një betejë të ashpër me qeverinë e presidentit Nicolas Maduro, që në këto momente po përballet me një krizë ekonomike shumë të rëndë.

Javën e kaluar, shefi i stafit të Guaidos u arrestua me akuzën e terrorizmit duke sjellë një tjetër përshkallëzim të situatës politike në vend.


TË NGJASHME