HomeLajmi i Fundit

Venezuelë/ Arrestohet nënkryetari i Kuvendit Kombëtar

Nënkryetari i Kuvendit Kombëtar të Venezuelës, Edgar Zambrano, është arrestuar nga policia politike ndërsa ishte akoma në bordin e makinës së tij.  Ka qenë vetë lideri i opoziës, i vetëshpallur president i Asamblesë, Juan Guaido, i cili ka bërë të ditur lajmin në Twitter.

“Me të njëjtin veprim, uzurpuesi kërkon të godasë institucionin e vëtëm demokratik legjitim të votës popullore”-shkruan Guaido.

Lideri i Venezuelës ka shtuar se regjimi i presidentit Nikolas Maduro tenton të dobësojë fuqinë përfaqësuese të gjithë venezuelianëve, “por nuk do t’ia arrijë”, shkruan më tutje Guaido.