HomeLajme

Venezuelë/ Opozita bën thirrje për protesta të reja

Udhëheqësi i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, ka bërë thirrje për një protestë mbarëkombëtare të shtunën kundër arrestimit të zëvendësit të tij opozitar.

Në një konferencë për media në Caracas, Guaido tha se “Ne po luftojmë kundër një regjimi që armatoste grupet paraushtarake, por kjo nuk do të na ndalojë. Ne do të mbajmë protesta në të gjithë vendin”.

Me urdhër të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë (TSJ), Edgar Zambrano, nënkryetar i Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita, u arrestua të mërkurën nga Shërbimi Informativ Kombëtar Bolivarian i Venezuelës (SEBIN) për mbështetje të përpjekjes së dështuar për grusht shteti javën e kaluar kundër presidentit Nicolas Maduro.

Asambleja Kombëtare, e udhëhequr nga kreu i opozitës, Guaido, kritikoi vendimi e gjykatës, duke theksuar se asnjë nuk do të ndalojë opozitën në arritjen e zgjedhjeve të lira.

Më 30 prill, Guaido postoi një video në mediat shoqërore që tregonte atë duke qëndruar pranë një kontingjenti të vogël të personelit ushtarak të uniformuar dhe automjeteve të blinduara, nga ku ai kërkoi një kryengritje për t’i dhënë fund qeverisjes së presidentit Maduro.

Por, veprimi i Guaidos, i cili ai tha se ishte fillimi i fazës përfundimtare të përpjekjes për të rrëzuar presidentin Maduro, dukej se nuk arriti të siguronte mbështetje të mjaftueshme brenda ushtrisë.

Në një shfaqje sfiduese më 2 maj, Maduro doli në rrugët e kryeqytetit Caracas në një marshim të rrethuar nga oficerë dhe pasuar nga 4.500 ushtarakë.

Venezuela është e tronditur nga protestat që nga 10 janari kur Maduro u betua për një mandat të dytë pas një votimi të bojkotuar nga opozita.

Tensionet u përshkallëzuan kur Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u deklaruar si presidenti i përkohshëm më 23 janar, një veprim që u mbështet nga SHBA-të, shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

Turqia, Rusia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika mbështetën presidentin Maduro.


TË NGJASHME