HomePolitikë

Venezuelë/ “Presidentit” i hiqet imuniteti, mund të ndiqet penalisht

Venezuelë, ligjvënësit besnikë të presidentit Maduro, kanë votuar pro heqjes së imunitetit të kreut të opozitës, Juan Guaido. Veç kësaj, u mor edhe autorizimi për ndjekjen penalisht të tij, pas vetëshpalljes së tij si sundimtar i vendit të goditur nga një krizë e thellë. Ndjekja penale e tij do të kryhet nga Gjykata e Lartë.

Pas kërkesës së Gjykatës Supreme të dorëzuar në Asamblenë Kushtetuese për t’i hequr atij imunitetin parlamentar, Guaido, kishte shprehur frikë se mund të rrëmbehej nga agjentët qeveritarë. Ndërkohë, pas vetëshpalljes së tij president, ai mori edhe një përkrahje të konsiderueshme nga plot 50 vende të botës.

Ndërkohë, kritikët e kësaj trupe, janë shprehur se krijimi i saj është bërë vetëm për të vënë “vulën”, vendimeve të presidentit Maduro, sepse Asambleja Kombëtare prej kohësh ishte nën shumicën opozitare.

Diosdado Cabello, president i Asamblesë Kushtetuese, njoftoi se ligjvënësit pro Maduros kishin autorizuar në mënyrë unanime Gjykatën Supreme të ndiqte penalisht Guaidon, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj akuzave për shkelje të urdhërndalimit qeveritar të 29 janarit, për të mos u larguar nga vendi.

Guaido, u vetëshpall president më 23 janar dhe gjeti përkrahje në 50 vende të botës, por ky veprim i tij konsiderohet i paligjshëm dhe tashmë ai do të hetohet për “uzurpim” të pushtetit të Maduros.

Guaido nuk njeh as gjykatën dhe as të ashtuquajturën Asamble Kushtetuese, ndaj këmbëngul se vendimi është i padrejtë. “Njerëzit janë të vendosur dhe asgjë nuk do të na ndalë”, tha Guaido, duke sfiduar kështu zhvillimet e fundit në vendin e tij. “Nuk ka kthim pas në këtë proces që sapo ka nisur”.

Nga fundi i muajit shkurt deri në fillim të marsit , Guaido, vizitoi Argjentinën, Brazilin, Kolumbinë, Ekuadorin dhe Paraguajin. Ndërkohë, urdhëri i lëshuar nga gjykata, të hënën, citonte shkeljen e ndalimit të udhëtimit nga ana e Guaidos jashtë Venezuelës.


TË NGJASHME