HomeLajme

Venezuelë/ Tentativë për grusht shteti

Qeveria e Venezuelës njoftoi se një grup ushtarësh të lidhur me opozitën radikale nisën një tentativë për grusht shteti.

Kreu i Asamblesë Kushtetuese të Venezuelës, Diosdado Cabello, u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen në pallatin presidencial për të mbrojtur presidentin legjitim të vendit, Nicolas Maduro.

Udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido, i cili më 23 janar u vetëshpall president i përkohshëm, mori mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë vendeve të Evropës dhe Amerikës Latine.

Opozita nën kryesimin e tij më 23 shkurt kishte tentuar që të fusë brenda ndihmat humanitare të SHBA-së nga kufiri me Kolumbinë me arsye se në vend ka “krizë humanitare”, pas së cilës kishte ndodhur përleshje në urat që lidhin të dyja vendet.


TË NGJASHME