HomeShëndeti

Veprimet e gabuara të jetës së përditshme që rrisin peshën dhe stresin

Nuk arrini të dobësoheni? Vëzhgoni çdo ditë mënyrën sesi ushqeheni dhe gjeni gabimet. Ja se si mund t’ia dilni të gëzoni një mirëqenie fizike dhe psikologjike.

Sjelljet e gabuara ndaj ushqimit, mund të kenë pasoja, gjeni gabimet që bëni në dietë dhe filloni të përmirësoni marrëdhënien tuaj me ushqimin.

Stresi

Sipas një sondazhi të kryer nga Aarhus University Hospital në Danimarkë, stresi i provuar nga një mashkull reduktohet shumë shpejt, sapo mbaron dita e punës.

Për një grua, ora e relaksit të vërtetë, është nga ora 10 deri në 11 të darkës, pasi mbarojnë të gjitha punët e shtëpisë dhe harrojnë streset e një dite pune. Femrat kanë tendencë të bëjnë më shumë gjëra njëkohësisht, duke arritur të realizojnë pritjet e të gjithë familjes.

Roli i emocioneve

Sipas murgjve taoistë, ju nuk duhet të hani kur jeni shumë të lodhur, të trishtuar dhe të zemëruar. Ky është një rregull mjaft i mirë, sepse në këto raste, njeriu ka nevojë më shumë për një përqafim, sesa një shfryrje të emocioneve përmes ushqimit. Kur jeni me të vërtetë të relaksuar, keni tendencë të hani më pak, sepse arrini të “dëgjoni” më mirë sinjalet e trupit.

Si hani?

Përtypja në mënyrë të ngadaltë dhe shijimi i ushqimit, do t’ju lejojë të përqendroheni më shumë në atë që bëni…ndërsa, ju ndihmon të mos shkoni përtej asaj që organizmi juaj ka vërtet nevojë.

Gabim është edhe ngrënia në këmbë, me shpejtësi, pranë frigoriferit, si dhe në divan përpara televizorit.

Pasioni për kuzhinën

Duhen të paktën 20 minuta që trurit t’i mbërrijë sinjali i urisë; ja përse është ide e mirë që vaktin ta nisni me një sallatë, ose një pjatë me perime të përgatitura në avull.

Zakone të mira
Krahasuar me kohët e mëparshme, sot, shumë persona bëjnë një jetë më sedentare (ulur, pa lëvizje):  kushtojini kohë patjetër ushtrimeve fizike.

Pesë shqisat

Mos harroni se kur hani pa i kushtuar vëmendje asaj se çfarë po bëni…përgjithësisht përfundohet duke ngrënë më shumë! Aktivizoni të gjitha shqisat. Dhe shijoni çdo gjë që hani.


TË NGJASHME