HomeShowbiz

Veprimet që “kryqëzuan” Beyoncen në Golden Globe

Aktori Joaquin Phoenix u nderua mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Golden Globe” me çmimin “Performanca e aktorit më të mirë” me filmin “Joker”.

Emri i tij u prit me brohorima, duartrokitje dhe gjithashtu artistët u ngritën në këmbë në shenjë respekti ndaj tij.

Mirëpo jo të gjithë personazhet e njohur të pranishëm patën të njëjtin reagim ndaj tij. Në rrjet është komentuar gjatë dhe negativisht këngëtarja Beyonce.

Ajo nuk u ngrit në këmbë për të përgëzuar aktorin dhe kaq mjaftoi që të komentohej në rrjet, duke e cilësuar veprimin e saj si një akt mosrespekti ndaj Phoenix.

Gjithashtu një tjetër veprim i saj i komentuar negativisht ishte ardhja me një orë vonesë në ceremoninë e “Golden Globe”.


TË NGJASHME