HomeUdhëtime

Vera mbaroi, por jo udhëtimet/ Ja disa vende magjepsëse për t’u vizituar gjatë vjeshtës

Nga plazhet më të famshme e deri tek kështjella e Drakulës, më poshtë do të gjeni disa prej qyteteve më të bukura por mbi të gjitha lehtësisht të përballueshme financiarisht për të udhëtuar gjatë stinës së vjeshtës.

Alicante, Spanjë

Alicante e Spanjës është vendi ideal për të gjithë ata që janë të dashuruar pas plazheve. Ky qytet ofron edhe mundësinë që disa prej plazheve të tij të jenë shumë pranë qytetit të vjetër, prandaj ju pasi të ç’plodheni në plazh, gjatë kthimit mund të vizitoni edhe qytetin e vjetër.

Rezultate imazhesh për Alicante, Spanjë

Lisbonë, Portugali

Shpeshherë i lënë në hije krahasuar me shtetet e saj fqinje, por mahnitja që të lë ky qytet mund të kuptohet vetëm kur shëtit në rrugët e tij .

Rezultate imazhesh për Lisbonë, Portugali

Lubljana, Slloveni

Nëse festivali i njohur i verës nuk është i mjaftueshëm për t’ju tunduar që të shkoni të vizitoni Slloveninë, atëherë natyra që ju ofron ky qytet gjatë stinës së vjeshtës do t’ju tundojë me siguri. Lubjana është një prej kryeqyteteve që të mbush shpirtin si me pamjen ashtu edhe me ajrin e pastër të një qyteti pa kaosin e trafikut. Shëtitjet gjatë lumit që kalon mes për mes këtij qyteti dhe pikat e ndryshme historike, por mbi të gjitha çmimet e ulëta e bëjnë këtë një prej qyteteve më të përzgjedhura për të kaluar pushimet gjatë vjeshtës.

Rezultate imazhesh për Lubljana, Slloveni

Budapest, Hungari

Ky kryeqytet piktoresk, i vendosur përgjatë dy anëve të lumit Danub, është një prej destinacioneve më të preferuara gjatë stinës së vjeshtës.

Rezultate imazhesh për Budapest, Hungari

Varshavë, Poloni

Qyteti turistik i Krakovit në Varshavë, është një prej zgjedhjeve më të mira për të gjithë ata turistë që janë në kërkim si të eksplorimit të pikave të ndryshme historike ashtu edhe të një natyrë që është shumë e pasur.

Rezultate imazhesh për Varshavë, Poloni

Sofje, Bullgari

Sofja, është qyteti më i lirë për t’u vizituar në Europë. Opsionet që ju keni për të vizituar disa prej muzeve, kështjellave apo plazheve të mrekullueshme janë të shumta.

Imazh i ngjashëm

Granada, Spanjë

Spanja jugore gumëzhin gjatë muajve të verës, prandaj gjatë muajve të vjeshtës ajo është destinacioni ideal për t’u vizituar. Granada ka diçka magjike për të cilën ia vlen udhëtimi në këtë qytet, dhe ajo është kështjella përrallore e Alhambras.

Rezultate imazhesh për Granada, Spanjë

Beograd, Serbi

Të shumtë janë ata që sapo i përmend Beogradin, ju vijnë nëpër mend ende imazhe të rrugëve të shkatërruara nga lufta, por e vërteta është krejt tjetër. Ky qytet po shndërrohet dalëngadalë në një nga qytetet më interesante historike dhe gastronomike të Europës, dhe mbi të gjitha çmimet këtu janë shumë të ulëta.

Imazh i ngjashëm

TË NGJASHME