HomeSociale

Versioni i ish-drejtuesit të lartë të policisë për vrasjen e grabitësit

Ish-drejtuesi i lartë i policisë Mithat Havari, tha se dyshonte që policia të kishte vrarë grabitësin.

Ai tha se duhet vërtetuar nëse policia është përplasur me maskat që vodhën miliona euro nga avioni i linjës Tiranë-Vjenë.

“Unë dyshoj se e ka vrarë policia. Kjo do shihet sigurisht, plumbi nga cila armë. Në qoftë se e ka vrarë policia, policia do shkonte pas furgonit të grabitësve. Ka dy mënyra se si mund të kenë vepruar autorët. Grabitësit ose kanë qenë të sigurt, kanë pasur siguri, kanë pasur njerëz brenda ose e kanë bërë në mënyrë normale, sepse lumi fle, hasmi s’fle thotë populli. Ata ditë të tëra mund të kenë kontrolluar aeroportin. Bënë gallatë komplet”, deklaroi Havari në “Dritare” në News 24.


TË NGJASHME