HomeShowbiz

Vesa surprizohet nga mikeshat në ditën e saj më të veçantë

Këngëtarja e njohur Vesa Luma përmes postimeve në Instagram na ka treguar se po feston ditëlindjen në mënyrën më spektakolare të mundshme.

Siç mund ta shikoni edhe në fotot dhe videot e bëra publike nga Vesa, këngëtarja pas mesnate është surprizuar jashtë mase nga shoqet e saj më të ngushta dhe duke marrë parasysh faktin që do festojnë edhe një javë të tërë.

“Pasuria ma e madhe e imja janë njerëzit e mi shumë të afërt me të cilët ndaj jetën! Jam tepër me fat që sot gëzoj shoqni të sinqertë, qika të cilat kanë qenë aty për mua gjithmonë, e që edhe sonte festuam një vit të bukur po plot me sfida, gëzime, ndarje e bashkime. Faleminderit nga zemra qikat e mija që ju bashkangjitët idesë teme me festu 1 javë ditëlindjen. Meqë ra fjala, po, i kom shoqet ma të bukura prej krejtveee!”- shkruan Vesa.


TË NGJASHME