HomeModa

Veshjet e femrave që meshkujt nuk i pëlqejnë

Janë disa lloje veshjesh që meshkujt nuk duan t’i shohin të veshura te partnerja e tyre, por në përgjithësi as te femrat e tjera. Për të qenë të saktë, as nuk i kuptojnë, as nuk i shpjegojnë arsyet pse nuk i pëlqejnë. Por ka diçka që ata nuk duan ta kenë në qendër të vëmendjes, ose diçka që e konsiderojnë si jo delikate.

Veshjet me shkëlqim

Si një formë dekori që shumë vajza pëlqejnë të sjellin në veshjet e tyre, xixat nuk janë të preferuara për meshkujt. Ata mendojnë se ato janë vetëm pjesë e fëmijërisë, ndaj i kanë bezdi t’i gjejnë të femrat këto veshje, aq sa u duket sikur do jetë e frikshme t’i prekësh.

Pantallonat me printe dhe streçet

Ndryshe nga ajo që besohet në përgjithësi, meshkujt nuk i kanë qejf femrat që veshin pantallona me lule. Është një lloj stili që ata nuk e pëlqejnë, edhe streçet po ashtu. Për ta këto lloj veshjesh e deprimojnë një femër nga misteri që i takon.

Veshjet e grisura

Një gjë tjetër që meshkujt nuk e kuptojnë: xhinset e grisura dhe të gjitha të tjerat që duken të rrëmujshme. Kështu, nëse i dashuri nuk është fans i tyre, është mirë të mos e testosh shijen e tij për “fashion”.

Ugg

Ugg kanë marrë një nam të keq vetëm nga meshkujt. U japin shumë volum këmbëve dhe në sytë e tyre nuk janë aspak elegante për këmbët e femrave.

Minifundet


Surprizë në fakt, por edhe kjo është e vërtetë. Minifundet janë antiseksuale për meshkujt, sepse ata nuk i kuptojnë asnjëherë veshjet që nuk fshehin asgjë.

Çizmet me taka të larta dhe me platformë

Për sytë e meshkujve janë shumë agresive dhe të gjitha këpucët e këtij stili, jo më pak.

Po çfarë i tërheq?

Në përgjithësi, veshjet që janë trendy: skinny jeans me një T-shirt të thjeshtë, veshjet e mbrëmjeve, fundet me bel, këmishët, dhe çdo lloj veshjeje tjetër që nuk është krijuar për të nxitur imagjinatën mashkullore. Me pak fjalë, të gjitha veshjet që duken klas dhe që u rrinë mirë të gjitha femrave.


TË NGJASHME