HomeModa

Veshjet e vjeshtës që duhet t`i keni patjetër

Rrobat që vishni kanë aftësinë të ndikojnë në shumë gjëra gjatë ditës, si për shembull në mënyrën si ndiheni, në përshtypjen që lini te të tjerët etj. Frymëzimin mund ta gjeni kudo; nga një blogere, në Instagram, në pasarelat e modës ose në këtë artikull. Vajzat tregojnë se si do të visheshen këtë vjeshtë bazuar në trendet e fundit: xhaketat e meshkujve, printet me lule, çizmet metalike dhe çantat e kuqe.

Xhaketa e meshkujve 
Sa bukur duket kombinimi i një xhakete meshkujsh me kuadrata me një fund me të njëjtin print dhe me një palë çizme metalike.

Fustan me lule
Fustan me motive lulesh dhe me ngjyra neutrale e kombinuar me një çantë të kuqe, e cila tërheq shumë vëmendje.

Xhaketa e fjalimeve
Bëni kombinime të guximshme, si për shembull një xhaketë vishnje me bluzë ngjyrë rozë pudër. Kombinim i frymëzuar nga Gucci.

Fustan-xhaketë me motive lulesh
Veshjet duhet jenë komode, funksionale dhe të përshtatshme për rastin. Një fustan-xhaketë funksionon si për t`u veshur mbi bluzë dhe xhinse, si dhe si fustan i mbyllur me kopsa dhe i kombinuar me taka. 

Fustan i shkurtër me ngjyra dhe motive që bien në sy
Një fustan me motive lulesh dhe me ngjyra të ndezura nuk ka as nevojë për aksesorë. 


TË NGJASHME