HomeModa

Veshjet më në trend këtë vjeshtë

Në vjeshtë, do të shohim shumë veshje borgjeze, të përbëra nga bluzë e fund ose bluzë e pantallona, me prerje klasike e të pastra. Muajt e vjeshtës i kemi para, që do të thotë se tani është momenti të mësojmë cilat trende do të hasim në stinën e artë që të kemi mundësinë të bëjmë blerje të zgjuara.

Veshjet lëkurë kokë e këmbë po bëhen më popullore se kurrë dhe me ardhjen e temperaturave të ftohta, do të kthehet në një prej trendeve të momentit. Ju mund ta provoni ngadalë. Një herë një xhaketë lëkure, një herë një fund, një herë të dyja bashkë.

Në pasarelat e vjeshtës kishte shumë pistak dhe mente. Për herë të parë në shumë kohë, vjeshta do të dominohet nga një ngjyrë që s’është e zezë, kafe apo blu. Fendi dhe Marc Jacobs pati modele të veshura kokë e këmbë me të gjelbër, ndërsa Bottega Veneta e kombinoi ngjyrën vibrante me lëkurë.

Nëse ju pëlqen të kombinoni dy stile, atë femërorin me të errëtin, vjeshta do të jetë stina ku stili juaj do të lulëzojë. Te Prada u vunë re fustane delikatë me dantellë veshur me kambale. Kombinoni diçka të ëmbël me diçka të egër, diçka të ëmbël me diçka të hidhur.

Palltot dhe pardesytë s’duken më si më parë. Këtë sezon, shtëpitë e modës sollën versionin e ri dhe të përmirësuar të palltove, duke nisur nga kjo pardesy e tyltë e Simone Rocha e deri te palltoja me vija të mëdha e JW Anderson.

Fustanet e këpucët e zbukuruara me kristale janë një trend i vjetshëm, që besojmë se do të bëhet edhe më popullor këtë vit.

Gjatë javës së modës në Copenhagen, u prezantuan shumë fustane të krijuar me materiale shajesh. Kryeqyteti danez njihet për trendet që vendos dhe s’kemi pikë dyshimi që do të shohim më shumë fustane të tila gjatë vjeshtës.

Aksesori që dominoi pasarelat ishte pa dyshim rripi, i vendosur mbi pulovra, pallto të thurura, fustane e kostume. Qofshin të vegjël a të mëdhenj, rripat s’do të mungojnë këtë vjeshtë.


TË NGJASHME