HomeShowbiz

Veshjet më provokuese në “MTV Video Music Award” (Foto)

Ceremonia më me zë e ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Award ka rezervuar mjaft surpriza këtë vit dhe nuk ka si të mungojë vëmendja te veshjet e “yjeve” të cilat edhe këtë herë nuk kanë zhgënjyer me shumëllojshmërinë.

Por jo të gjitha janë pëlqyer nga publiku, pasi disa prej tyre janë konsideruar nga komentet në rrjet si shumë “provokuese”.

Tyl transparent, dekolte të ekzagjeruara, fustan-bikini, këto ishin disa nga pamjet që kanë ofruar VIP-at në ceremoninë e këtij viti. Emrat e përfolur për veshjet më të “zhveshura” ishin  Megan Fox, Ciara, Ashanti dhe Charli XCX.

Për më shumë, mund të shfletoni galerinë më poshtë:


TË NGJASHME