HomeModa

Veshjet me temina që do të pushtojnë gardërobën tuaj

Duket se kohët e fundit rregullat po ndryshojnë, tashmë veshjet me shkëlqim po i shohim edhe në veshjet e përditshme. Edhe pse në pamje të parë duket një lojë e rrezikshme, ky kombinim  është më i thjeshtë dhe më “funny” se ç’duket. Më poshtë kemi renditur 4 mënyrat më interesante të kombinimit të teminave gjatë ditës.

Fund me temina i kombinuar me pulovër dhe kambale
Ky është kontrasti që ju duhet për t’u dukur të relaksuara dhe “cool”. Miksimi i dy stileve të ndryshme, do t’i bëjë veshjet tuaja të duket plot jetë e gjallëri.

Fund me temina me xhaketë, këmishë dhe këpucë 
Këmisha dhe xhaketa klasike duken shumë më bukur nëse elegancës së tyre i shtojmë dhe një dozë shkëlqimi, ky është një look perfekt për t’u dukur me stil në zyrë.

Bluzë me temina, me peliçe me print dhe pantallona lëkure
Guxoni për një look më “rock” duke i shtuar veshjes tuaj elemente ekstra.

Fustan me temina me golf 
Një ndër kombinimet më “glamour” të momentit? Fustani me rripa spaghetti me golf poshtë është një trend që do të bëjë namin këtë sezon!

 


TË NGJASHME