HomeModa

Veshjet që duhet t’i zhdukni nga gardëroba këtë vjeshtë

Kjo vjeshtë duhet t’ju gjejë me trendet e reja, por teksa i zbuloni se cilat janë ato, largoni së pari veshjet që nuk duhet t’i përdorni më këtë sezon, pasi kanë dalë jashtë mode. Më poshtë mund të lexoni se cilat janë këto lloje veshjesh:

Jo më shalle super të mëdhenj
Mund të duket sikur shalli ju mbulon qafën dhe supet, por ai i shtrembrëron paksa përmasat e trupit tuaj. Nëse dëshironi të ndiqni këshillat tona, këtë sezon më mirë zgjidhni një golf të trashë dhe një xhup ose pallto dhe jeni më “IN” sesa i lidhur në një shall.

Xhinset me ngjyra të çelta
Xhinset në ngjyrë të lehtë janë ndër trendet më të njohura për vajzat. Është e rëndësishme që t’i kushtoni rëndësi ngjyrës nëse doni të fshihni paksa defektet tuaja. Mos zgjidhni të bardhën pasi do t’ju bëjë të dukeni më e shëndoshë nëse e keni këtë problem me peshën.

Rrobat me dizenjo lulesh
Në vitet e fundit veshjet me dizenjo lulesh janë bërë shumë popullore. Prandaj stilistët më të famshëm në botë kanë fillur t’i shmangin lulet në veshje të ndryshme.

Peliçet
Ky trend pëlqehej shumë dikur, por tani nuk ka më vend për këto lloje rrobash. Ato janë shumë të vështira për t’u kombinuar siç duhet. Rrobat klasike janë zgjidhja më e mirë.

Shumë leopard jooo
Shumë stilistë besojnë se dizenjot e kafshëve janë një zgjedhje e gabuar sepse këto lloje veshjesh nuk duken asnjëherë elegante. 


TË NGJASHME