HomeModa

Veshjet që ju bëjnë të dukeni keq, edhe nëse keni një trup perfekt

Njerëzit na gjykojnë në bazë të rrobave që veshim. Mirëpo, ndonjëherë edhe personazhet e njohur botërorë me një stil për t’u pasur zili dështojnë në veshje të ndryshme. Bëni mirë t’i shmangni këto veshje:

Fustanet e gjerë
Mos e bëni këtë gabim vajza. Mund të mendoni se ndiheni më rehat, por gaboheni. Do të dukeni e shëndoshë dhe trupi juaj do të humbasë në fustane të tilla.

Golfët
Golfët nxjerrin shumë probleme të trupit në pah nëse nuk dimë si t’i veshim. Një golf mund të tregojë defektet që keni nëse zgjidhni që ai të jetë shumë i gjatë dhe i ngjitur pas trupit.

Bluzat fustane
Edhe pse këto dizenjo janë bërë për të fshehur papërsosmëritë e trupit, këto fustane-bluza ju bëjnë t’ju humbasë trupi në to. Nëse jeni një vajzë e mbushur, do të dukeni akoma edhe më e shëndoshë me këtë stil.

Fustanet: Bluzë dhe fund
Këto lloj fustanesh vishen për të treguar belin, mirëpo harroni një detaj të rëndësishëm se ato ju bëjnë të dukeni më e shëndoshë. Nëse dëshironi të evidentoni belin vendosni një rrip në mes dhe ja ku e zgjidhët problemin.

Pantallonat e gjera dhe të shkurtra
Pantallonat e gjera janë shumë “IN” për momentin. Por një këshillë për ju: Nëse jeni një vajzë e shkurtër dhe vishni pantallona të gjera të shkurtra, do të dukeni akoma edhe më e vogël. Kështu që zgjidhni pantallona të gjera dhe të gjata në mënyrë që të dukeni më e gjatë.

Fustanet si për kukulla
Ky stil është për vajzat 12-vjeçare, jo për gratë. Ky model fustani ua “pret” këmbët dhe ju bën të dukeni më e shëndoshë. Përveç kësaj, këto modele fustanesh theksojnë faktin se një grua po përpiqet të duket më e re në moshë.

Fustanet: Bluzë dhe fund
Këto lloj fustanesh vishen për të treguar belin, mirëpo harroni një detaj të rëndësishëm se ato ju bëjnë të dukeni më e shëndoshë. Nëse dëshironi të evidentoni belin vendosni një rrip në mes dhe ja ku e zgjidhët problemin.

Palltot pelerina
Ky stil i bën gratë të duken më të shëndosha dhe më të shkurtra (sidomos kur vishni një pallto të shkurtër).


TË NGJASHME