HomeLajme

Vështirësi në disa rrugë nga reshjet e dëbores, ja ku rekomandohen zinxhirët

Reshjet e dëborës janë rikthyer në disa zona të vendit duke krijuar edhe vështirësiqarkullimin në disa akse rrugore.

ARRSH njofton se të gjithë kontraktorët kanë qenë dhe janë në gatishmëri, sepse sipas parashikimit të situatës meteorologjike sot priten reshje në të gjithë vendin.

Rajonin Jugor Gjirokastër
Në Qarkun e Korçës, rreth orës 4 të mëngjesit kanë filluar reshje bore me intensitet. Trashësia e borës shkon 5-15 cm. Po punohet pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për pastrimin e akseve.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Vetëm në pjesën fundore të rrugës Erind-Çajup, rreth 5 km, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Qarkun e Korçës qarkullohet me zinxhir në:
K/Boboshticë-Dardhë
Voskop-Voskopojë
Qafë Qarri-Ersekë, zona e Qafës së Qarrit

Në Rajonin Qendror Tiranë
Ka reshje shiu në të gjithë Rajonin. Në lartësi ka pasur reshje bore, si në Sarisalltik, Qafë Priskë, Gjinar, Steblevë.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në pjesën fundore të rrugës Krujë-Sarisalltik.

Në Rajonin Verior Shkodër
Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë rajonin dhe në lartësi ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në rrugët:
Qafë Dragalicë-Klenjë-Steblevë, 15-17 km.
Kryqëzim Domaj-Draj Reç
Trebisht-Doganë

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë orëve te para te mëngjesit dhe gjatë natës për shkak të lagështisë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.


TË NGJASHME