HomeSport

Vështirësohet pista Lukaku, Inter në sulm për dy sulmues të tjerë

Romelu Lukaku, ishte objektivi kryesor i Inter gjatë merkatos së verës. Megjithatë transferimi i tij te Inter duket se është komplikuar së tepërmi. Mes tyre ka hyrë Juventusi dhe mesa duket, transferimi i belgut te Juventus është i afërt.Në këto kushte, drejtuesit zikaltër kanë ndryshuar orientim, dhe tashmë kërkojnë që të marrin Edison Cavanin dhe Edin Dzekon.

Për Antonio Conte, duhen 2 sulmues të mirë në skuadër, sepse Mauro Icardi nuk bën pjesë në projektet e klubit. Për të marrë Dzekon, Roma kërkon 20 milionë euro, kurse për Cavanin duhen rreth 40 milionë euro. Të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fundin e merkatos së verës.


TË NGJASHME