HomeLajmi i Fundit

“Vetëm kamerat e katit 1 ishin të hapura” PD nxjerr të tjera pamje nga 8 janari: Vokshi gënjen

Partia Demokratike përmes një video-je të postuar në Facebook, ka ákuzuar sërish Berishën dhe partnerët e tij ‘të krímit’ për ngjarjet e 8 janarit.

Sipas PD Berisha dhe grupimi i tij po përpiqen të hedhin baltë mbi PD.

“Partnerët në krimin e Sali Berishës po përpiqen të shpërndajnë përditë më shumë gënjeshtra dhe mashtrime për të mbuluar dhunën kundër PD.
Pasi dështuan sepse demokratët i kanë braktisur, ata tani duan të mbulojnë sadopak sulmin kundër demokratëve në 8 janar. Albana Vokshi gënjen: gjithë bota e pa sesi për të fshehur kriminelët para dhunimit të PD, ata nxorën jashtë përdorimit kamerat që ishin instaluar në ambientet e brendshme dhe të jashtme të selisë.
Çdo demokrat e çdo shqiptar pa në 8 janar se Sali Berisha ishte gati të sakrifikojë dhe jetën e tyre për hallin e tij. PD është e demokratëve, nuk është më e një njeriu ‘non grata’ për korrupsion. Ai është tashmë vetëm një e shkuar e dhunshme dhe e keqe! NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN”, deklaron PD.

Ndërkohë Vokshi tha se vetëm kamerat e katit të parë kanë qenë të hapura dhe kanë regjistruar. Sipas saj protestuesit kanë protestuar në mënyrë paqësore.


TË NGJASHME